USGS - science for a changing world

Cikli i Ujit - The Water Cycle, Albanian

Cikli i Ujit - The Water Cycle, Albanian

farë është cikli i ujit?

I ri!


cikli i ujit për fëmijë Cikli i ujit për fëmijë .

farë është cikli i ujit? Unë mund të përgjigjem lehtësisht që "unë" jam kudo! Cikli i ujit përshkruan ekzistencën dhe lëvizjen e ujit në, Brenda dhe mbi planetin Tokë. Uji i planetit Tokë është gjthmonë në lëvizje dhe forma e tij ndryshon gjithmonë, nga lëng në avull në akull dhe e kundërta. Cikli i ujit ka funksionuar prej miliarda vjetësh dhe e gjithë jeta në planetin Tokë varet nga ky cikël; Toka pa ujë do të ishte një mjedis i thatë pa jetë.

Diagrama e Ciklit te Ujit.

Illustration by Howard Perlman, John M. Evans, USGS
Përkthyer nga Vjola Saliaga, Technical Secretariat of the National Water Council, Albania and Narin Panariti, Ministry of Environment, Albania and

A page-size diagram for printing. A page-size diagram for printing.

Një përmbledhje e shkurtër e ciklit të ujit

Cikli i ujit nuk ka një pikë fillimi, dhe një vend i mirë nga mund të nisemi janë oqeanet. Dielli, i cili drejton ciklin e ujit, ngroh ujin në oqeane, i cili ngjitet në ajër në formën e avujve të ujit. Rrymat e ajrit që ngrihen i marin avujt e ujit në atmorferë, aty ku temperaturat më të ulëta bëjnë që avujt e ujit të kondensohen në re. Rrymat e ajrit i lëvizin retë përreth globit, dhe një pjesë e reve përplasen, rriten dhe bien nga qielli në formë precipitimi. Një pjesë e precipitimeve bie nga qielli në formë dëbore dhe mund të grumbullohet si mbulesë akulli dhe shtresë dëbore. Dëbora në vende më të ngrohta shpesh shkrin më ardhjen e pranverës, dhe uji i përftuar nga shkrirja rrjedh nëpër tokë në formën e rrëkeve.

Pjesa më e madhe e precipitimeve rikthehet në oqeane ose në tokë, ku, për shkak të gravitetit, rrjedhin mbi tokë në formën e rrëkeve ujore sipërfaqësore. Një pjesë e rrëkeve ujore sipërfaqësore derdhet në lumenj, me drejtimin e rrjedhës së ujërave të lumenjve duke lëvizur drejt oqeaneve. Rrëketë ujore sipërfaqësore dhe ujërat nëntokësore që ngjiten në sipërfaqe, akumulohen në formën e ujërave të ëmbla si liqene dhe lumenj. Megjithatë jo të gjitha rrëketë ujore derdhen në lumenj. Pjesa më e madhe zhytet nëntokë si infiltrim. Një pjesë e ujit të infiltruar qëndron afër sipërfaqes së tokës dhe mund të dalë sërish në trupa ujore sipërfaqësore (dhe oqeane) në formën e shkarkimeve të ujërave nëntokësore.

Një pjesë e ujërave nëntokësore gjen hapësira në sipërfaqe të tokës dhe del në formën e burimeve ujore të ëmbla. Ujërat e cekëta nëntokësore meren nga rrënjët e bimëve dhe nëpërmjet transpirimit nga gjethet kthehen në atmosferë. Një pjesë e ujit që infiltron në tokë shkon në thellësi dhe depozitohet në akuiferë (shkëmb i ngopur nënsipërfaqësor), i cili grumbullon sasi të mëdha ujërash të ëmbla për një periudhë të gjatë kohore. Megjithatë, me kalimin e kohës, ky ujë vazhdon të lëvizë, ku një pjesë e tij futet sërish në oqeane aty ku cikli i ujit "mbaron" dhe "fillon".

Shpërndarja globale e ujit

Për një shpjegim të detajuar të asaj se ku ekziston uji në planetin Tokë, shikoni grafikun dhe të dhënat e paraqitura më poshtë. Deri tani, ju e dini që cikli i ujit përshkruan lëvizjen e ujit në planetin Tokë, kështu që duhet të kuptoni se grafiku dhe tabela më poshtë përfaqëson ujin në Tokë në një vend të caktuar dhe në një moment të caktuar kohor. Në qoftë se do i shikoni këto të dhëna pas një mijë apo një miljon vjetësh, pa dyshim që këto numra do të jenë të ndryshëm.

Vini re se si sasia totale e ujit në botë prej rreth 1,386 miljon kilometër kub (332.5 miljon milje kub), mbi 96% e tij është ujë i kripur. Nga sasia totale e ujit të ëmbël, mbi 68% gjëndet në formën e mbulesave të akujve ose shtresave të dëborës. Pjesa tjetër e ujit të ëmbël prej rreth 30% është në tokë burimet ujore sipërfaqësore, si lumenjtë dhe liqenet, përbëjnë vetëm 93,100 kilometër kub (22,300 milje kub), e cila është rreth 1/700-ta e 1% të ujit total. E megjithatë, lumenjtë dhe liqenet janë burimet ujore të cilat përdoren më shumë do ditë nga njerëzit.

Një vlerësim i shpërndarjes globale të ujit

Një vlerësim i shpërndarjes globale të ujit

Një vlerësim i shpërndarjes globale të ujit:
Burim ujorVolumi i ujit në kilometër kub (km3)Volumi i ujit në milje kub (milje3)Përqindje e ujit të ëmbëlPërqindje e ujit total
Oqeanet, detet dhe gjiret 1,338,000,000321,000,000--96.5
Mbulesa akulli, shtresa dëbore dhe dëborë e 24,064,0005,773,00068.71.74
Ujë nëntokësor23,400,0005,614,000--1.7
    I ëmbël10,530,0002,526,00030.10.76
    Kripë12,870,0003,088,000--0.94
Lagështira e tokës16,5003,9590.050.001
Mbulesa akulli, shtresa dëbore dhe dëborë e përhershme 300,00071,9700.860.022
Liqene176,40042,320--0.013
    I ëmbël91,00021,8300.260.007
    Kripë85,40020,490--0.006
Atmosferë12,9003,0950.040.001
Ujë moal11,4702,7520.030.0008
lumenj2,1205090.0060.0002
Ujë biologjik1,1202690.0030.0001
Totale1,386,000,000332,500,000-100
Burimi: Gleick, P. H., 1996: Burimet Ujore. Enciklopedia e Klimës dhe Motit, nga S. H. Schneider, Universiteti Oxford Press, New York, vol. 2, pp.817-823

Water Cycle Home Water Science School Water Resources USGS Home

Accessibility FOIA Privacy Policies and Notices

Take Pride in America logo USA.gov logo U.S. Department of the Interior | U.S. Geological Survey
URL: http://water.usgs.gov/edu/watercyclealbanianhi.html
Page Contact Information: Howard Perlman
Page Last Modified: Wednesday, 01-Nov-2017 08:21:04 EDT